Provokimet e militantëve të VV-së ndaj gazetarëve, AGK: E papranueshme dhe rrezik për demokracinë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi militantë të Vetëvendosjes po pengojnë në raportimet që po bëjnë gazetarët në komunat e Kosovës, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi, AGK ka thënë se kjo është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK.
Postimi i plotë:



