Albert Bunjaki nuk do të dorëhiqet
Bunjaki vazhdon të shikojë para, ndonëse presioni ndaj tij po rritet pas humbjeve rresht të Kosovës. Kosova të premten u mposht 2:1 nga Islanda në Shkodër në eliminatoret për botërorin e vitit tjetër në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Të shtunën ishte ish-nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, që kërkoi dorëheqjen apo shkarkimin e Bunjakit. Ka pasur edhe trajnerë e tifozë që kanë kërkuar nga Bunjaki të hapë rrugë, por ka pasur edhe mjaft përkrahës të tij.
Por punëdhënësja e Bunjakit, Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj Fadil Vokrri vazhdon të mbështesë përzgjedhësin.



