Fadil Vokrri godet keq dhe i dërgon një ‘selam’ Albert Bunjakit
Vokrri ka deklaruar se nuk merret me deklarata jo serioze dhe se FFK nuk ka dalë me një komunikatë rreth kësaj çështje.
“Bunjaku është trajner i Kosovës dhe ai është duke vazhduar punën. Nuk dua të merrem dhe nuk i komentoj aspak”, deklaroi Vokrri për Telegrafin.
“Ne nuk kemi mbajtur ndonjë mbledhje rreth kësaj, Alberti është duke vazhduar punën e tij dhe do të jetë trajner i Kosovës deri në një vendim tjetër”.
Albert Bunjaku do të vazhdoi të mbetet në krye të Kosovës
Tutje numri një i FFK-së, ka thënë se rezultati nuk e ka kënaqur por që pajtohet me opinionin e gjerë se loja ka qenë e mirë.
“Të gjithë unanimisht kanë deklaruar se loja ka qenë e mirë, por un them se nuk jam i kënaqur me rezultatin”.
Legjenda e futbollit kosovar, ka thënë se ka progres në lojën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Ka progres dhe po rritemi çdo ditë”, përfundoi Vokrri.
Kosova zhvilloi një lojë shumë të mirë ndaj Islandës ku pësoi me rezultat minimal 1-2 edhe pse dominoi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.



