“Kallen” serbët pas veprimit të Buffon, bëri shqiponjën
Pas ndeshjes Itali – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Dritan Shakohoxha, gazetari i Supersportit bëri një fotografi me legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili gëzon respekt të madh edhe në Shqipëri, sikurse në gjithë botën.
Por, fotografia dhe bërja e shqiponjës nga Buffon, ka bërë që të reagojnë mediet serbe, të cilët shkruajnë se portieri bëri shqiponjën me personin që glorifikojë Ramush Haradinajn.
“Buffon i fyeu serbët, duke bërë shqiponjën e shqiptarëve me personin që glorifikojë kriminelin Haradinaj”, ka shkruar Kurir.rs.





