Trajneri i ri refuzon Barcelonën (Foto)

Trajneri i ri refuzon Barcelonën (Foto)

Eusebio Sacristan është përmendur si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Barcelonës pas largimit të Luis Enriques në përfundim të stinorit.

Por vetë trajneri aktual i Real Sociedadit ka mohuar të ketë pranuar ofertën e katalanasve edhe pse nuk ka fshehur gëzimin që një klub si Barcelona është interesuar për të.

“Jam i lumtur që emri im përmendet si një trajner i ardhshëm i Barcelonës, por kjo nuk mund të më shpërqendroj nga puna ime ditore”, ka thënë Eusebio për AS.

“A do ta refuzoja Barcelonën? Po, ju siguroj se po. Jam 100 për qind i bindur për këtë dhe nuk shoh një mundësi që të ulem në stolin e këtij klubi.

“Unë kam qenë pjesë e Barcelona B dhe në atë kohë ata nuk më morën parasysh, ndërsa tani jam ky që jam fal Sociedadit dhe i jam falënderues këtij klubi”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në: