A do të përjashtohet Xhaka nga kombëtarja? Flet Duka
I ftuar në “Top Story” në “Top Channel”, Duka tha se, të gjitha vendimet i merr trajneri dhe se ai nuk do të japë asnjë koment për vendimet individuale.
“Xhaka nuk është aktivizuar sepse ka qenë i pakënaqur. Ai nuk ka ikur pa leje. Ai ka shkuar te trajneri dhe i ka kërkuar të ikë sepse nuk e sheh veten pjesë e formacionit.
Trajneri i ka thënë ik. Përsa kohë ai nuk ka ikur pa leje nuk kemi pse marrim masë për të”, – tha Duka.



