Donjeta Sadiku e artë në turneun e madh ndërkombëtar në Bullgari
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka fituar vendin e parë në turneun e madh ndërkombëtar në Bullgari
Sot me 2 shkurt në finale të turneut më të madh të boksit “Strandja” në kategorinë -60kg, Donjeta Sadiku mundi bindshëm boksieren nga Kazakistani Volossenko Rimma me rezultat 5:0.
Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë dhe u shpall ndër 3 boksieret më të mira të turneut më të madh të boksit “Strandja”.



