Arma e re sekrete e Rusisë që do të trondis fuqitë botërore (Foto)
Nga Kremlini pretendojnë se raketa zhvillon 6.000 deri 7.400 kilometra në orë, që është pesë deri gjashtë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Mediet ruse shkruajnë se lundruesi “Petri i Madh”, do të jetë i armatosur pikërisht me këto raketa, lansimi i të cilave pritet në vitin 2018 .
Ekspertët paralajmërojnë se raketa është gati i pandalshëm dhe theksojnë si shembull se ajo mund të shkatërrojë “Mbretëreshën Elizabeth” dhe “Princin Çarls”, aeroplanmbajtëset e Marinës mbretërore britanike.
Sistemet raketore aktuale të Marinës britanike janë të pajisura me armatim i cili mund të rrëzojë vetëm predhat me shpejtësi deri rreth 3.700 kilometra në orë, që do të thotë se do të jenë krejtësisht të pashfrytëzuar kundër “Cirkonit”.
Eksperti për luftime detare Pitt Sandmen ka thënë për “Sunday People”, se “mbrojtja prej predhave hipersonike është sfidë për anijet sipërfaqësore”.
“Ka pak kohë që të reagohet dhe të zbulohet predha. Edhe nëse shpërthen në afërsi, liron aq shumë energji saqë anija me siguri pëson dëme të mëdha”, pretendon Sandmen.
Raketa “Cirkon” mund të lansohet nga toka, nga bartësja në det, apo nga nëndetësja, dhe është e ndërtuar me zgjidhje teknologjike nëpërmes të cilës përzien karburantin me ajër dhe kjo i mundëson të zhvillojë shpejtësi të mëdha, shkruan Daily Mail.
Sa për krahasim, shpejtësia e plumbin nga snajperi për dy minuta e gjysmë kalon rreth 250 kilometra./gazetametro.net





