Ronaldo vazhdon të shkruajë histori (Video)
Kapiteni portugez është futur në listën prej 10 golashënuesve më të mirë të gjitha kohërave me golin e tij ndaj Suedisë, transmeton Periskopi.

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 71 për Portugalinë
Ylli i Real Madridit shënoi dy gola ndaj Hungarisë në javën e kaluar duke e regjistruar golin e tij të 69 dhe 70 për kampionët europian.
Sonte ai e shënoi golin e 71 në miqësoren e zhvilluar kundër Suedisë.

Ky gol e rendit në pozitën e nëntë të listës së golashënuesve më të mirë. /Periskopi/



