U largua nga pozita e trajnerit të Prishtinës, ja çka do të bëjë tani gjermani

U largua nga pozita e trajnerit të Prishtinës, ja çka do të bëjë tani gjermani

Trajneri Lutz Lindemann është larguar nga drejtimi i ekipit derisa vendin e tij e ka zënë menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaqi, njofton sajti i klubit prishtinafc.com. Thaqi do ta drejtojë ekipin deri në fund të edicionit.

Lindemann nën drejtimin e Prishtinës nuk arriti rezultatet që priteshin pasi që u eliminua nga Digitalb Kupa derisa në kampionat, ndodhet 12 pikë prapa liderit Trepça ’89. Gjithsesi, ai nuk do të largohet nga Prishtina pasi që do ta mbajë pozitën e drejtorit sportiv. /Gazetaolle.com

Shpërndaje në: