Mbappe-Real Madrid, ja çka thotë talenti i madh
Për 18-vjeçarin kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, derisa Ramosi ka thënë se dyert e Madridit gjithmonë janë të hapura për lojtarët më të mirë në botë.
Pas humbjes së Francës nga Spanja në miqësoren e zhvilluar të martën në Paris, tinejxheri francez ka thënë se është shumë herët për të kaluar te një klub tjetër.
“Real Madridi? Tani për tani jam në Monaco”, ka thënë Mbappe.
“Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Real Madridi është një klub i madh, por mendoj se kam ende për të mësuar. Është klub kur ju mund të shkoni pasi të arrini në nivelin e duhur”, ka shtuar sulmuesi francez.
“Nuk mendoj se tani jam në formën më të mirë”.



