Federata shqiptare me vendim të madh për Taulant Xhakën
Sekretari i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka thënë se Taulant Xhaka i ka dyert e hapura për rikthim në Kombëtaren shqiptare.
Xhaka ka braktisur Kombëtaren pasi nuk ishte inkuadruar nga De Biasi në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë (2:0).
Por, Shulku ka theksuar se Xhaka është i mirëseardhur të kthehet në skuadër, përcjell “lajmi.net”.
“Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, ka deklaruar ai.



