Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Në Mitrovicë sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Adem Voca”.

Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se nga këto të shtëna nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar! Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet,” tha ai.

Shpërndaje në: