Shqipëria dhe Kosova luajnë në ndeshjet para-eliminatore të femrave në futboll (Video)
“Kemi një periudhë prove, ku do të shohim dhe seleksionojmë të gjithë elementët që kemi në ekipin tonë. Nga këto tre ndeshje ne presim të kualifikohemi. Grupi është i vështirë, por ne kemi optimizëm të lartë”, është shprehur trajneri Grima, transmeton TCH.
Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fazë të para-eliminatoreve të Botërorit pikërisht me përballjen me Kosovën në “Elbasan Arena”, një sfidë të cilën Grima do të preferonte ta evitonte.
“Ndeshja me Kosovën është me e veçantë, por futbolli ky është dhe ne duhet të tregojmë vlerat dhe të arrijmë objektivat që kemi. Të luash ndaj Kosovës është kënaqësi e veçantë. Unë nuk do të kisha dashur ta kisha në grup Kosovën”, është shprehur Grima.
Përveç Elbasan Arenës, ndeshjet e grupit tonë të këtyre para-eliminatoreve do të luhen edhe në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.



