Ylli gjerman pritet nga dhjetëra tifozë në aeroportin e qytetit (Foto/Video)

Ylli gjerman pritet nga dhjetëra tifozë në aeroportin e qytetit (Foto/Video)

Mesfushori gjerman arriti marrëveshje me klubin amerikan, Chigago Fire që të transferohet në futbollin amerikan dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me pagë prej 3,5 milionë euro.

 

Basti në këto ditë kishte stërvitur me klubin spanjoll Mallorca, për shkak se ishte duke e pritur lejen e punës nga shteti amerikan, dhe 31 vjeçari mund të debutojë të dielën për skuadrën e re të tij, tranmeton Periskopi.

Basti duke nënshkruar autografe për tifozët që kishin dalur për ta pritur

 

Schweini ishte transferuar në Man Utd nga Louis Van Gaal në vitin 2016, ai në sezonin e tij të parë në Premier Ligë kishte probleme me lëndime ndërsa në këtë sezonë Mourinho ia kishte bërë të qartë se nuk bënë pjesë në planet e tij.

Schweinsteiger më shumë qëndronte në bankën rezerv të ‘djajëve të kuq’

 

Por, profesionalizimi i gjermanit bëri që Mourinho ta rikthente në ekipin e parë të ‘djajëve të kuq’ duke u paraqitur në kuadër të FA Cup ndaj Ëiganit, në të cilën edhe shënoi gol.

Manchester United kishte pranuar që Schweini të largohej si lojtar i lirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: