Tension në Vlorë, tifozët futen në fushë pas humbjes së Flamurtarit nga Besa
Flamurtari i Vlorës ka dështuar ta sigurojë inkuadrimin në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, pasi humbi në stadiumin e vetë (0-2) ndaj rivalit kryesorë, Besës së Kavajës, e cila iu afrua tashmë vetëm një pikë pranë.
Kjo disfatë duket se irritoi tifozët ‘vlonjatë’ të cilët u futën në fushë pasi përfundoi ndeshja, raporton Top-Channel, transmeton Periskopi.
Krejt kjo u karakterizua me tension të madh e nervozisëm.
Numër i konsiderueshëm i shikuesve ishin grumbulluar për ta festuar ngjitjen në elitën futbollistike të Shqipërisë, por në vend të festës, arena e Vlorës u kthye në pasqyrë dhune.
Pas këtij dueli, trajneri i Flamurtarit, Artim Pollozhani, u mundua të dërgojë mesazh qetësues për tifozërinë, duke theksuar se janë edhe dy finale deri në fund, andajnuk ka mbaruar asgjë pasi janë pikërish këta që e udhëheqin kampionatin në Ligën e Parë.
Ndërkohë nuk është raportuar për ndonjë të lënduar!/Periskopi/



