Përzgjedhësi i Spanjës mbështet Real Madridin për ta përmbysur rezultatin ndaj Arsenalit
Real Madridi do të ketë nevojë për një mrekulli në mënyrë që të ‘ringjallë’ shpresat e tyre për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
‘Los Blancos’ do të përballen me Arsenalin të mërkurën në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale, pasi pësuan humbje të madhe me rezultat 3-0 në Londër.
Ancelotti do të bëjë rotacione për udhëtimin ndaj Alavesit në vikend, por do të duhet që të bëjë gjithçka në mënyrë e duhur në duelin e kthimit më 16 prill.

Sidoqoftë, Real Madridi ka zhvilluar një reputacion në Ligën e Kampionëe falë rikthimeve të jashtëzakonshme në vitet e fundit, andaj, përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, beson se kjo ndeshje nuk ka përfunduar ende.
“Është ende shumë e hapur. Ne e dimë se si mund të luajë Real Madridi në shtëpi, veçanërisht në Evropë dhe unë nuk do të dorëzohem në këtë ndeshje”.



