Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Loredana Brati të shtunën u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ajo doli në një moment jo edhe aq të mirë, kur Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, bukuroshja ka folur për eksperiencën brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin pas situatës së paprecedentë me Gjestin, ku tha se ai nuk ishte mirë.

Loredana zbuloi për publikun edhe se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e BBV.

“Ata janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin). Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në: