Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh
Një klub befasues nga Spanja mund të jetë përfitues i madh i një vendi shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke shënuar rikthimin e tyre në këtë garë pas 20 vitesh.
La Liga ka marrë një vend shtesë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe një klub befasues nga elita e fubollit spanjoll mund të bëjë rikthimin shokues në këtë garë prestigjioze pas një mungese të gjatë.
Katër ekipet e para në La Liga kualifikohen në mënyrë direkte në Ligën e Kampionëve, por falë Sistemit Evropian të Performancës (EPS), Real Betisi ka një shans të vërtetë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2005/2006, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Klubi me bazë në Andaluzi mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rast se arrijnë ta sigurojnë pozitën e pestë në fund të sezonit.
Përveç Spanjës, edhe Liga Premier gjithashtu është shpërblyer me një vend shtesë në Ligën e Kampionëve.
Vitin e kaluar ishte Bologna nga Serie A dhe Borussia Dortmund nga Bundesliga, që u kualifikuan në këtë garë falë vendit shtesë./Periskopi/



