Tahiri i PDK-së: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve të reja, por nuk është që kemi dëshirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 është pyetur edhe për mundësin e shkuarjes në zgjedhje sërish, që këtë çështje e hapën disa drejtues të Vetëvendosjes.
Tahiri është pyetur se a frikësohen të shkojnë sërish në zgjedhje të reja, meqë kjo është nënkuptuar në opinion.
Ai ka thënë se PDK ka qenë gjithmonë e gatshme për zgjedhje, mirëpo sipas tij, kjo nuk do duhej të diskutohet tash, kur qytetarët e Kosovës para pak kohësh iu kanë drejtuar kutive të votimit, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se PDK nuk është e interesuar që ende pa u formuar institucionet e reja, vendi sërish të shkojë në zgjedhje.
“PDK në radh të parë është është në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës për t’i ndërtuar institucionet dhe për ta qeverisur vendit, ne apriori nuk kemi ardhur këtu që të themi se po shkojmë në zgjedhje të reja , sepse jam më se i bindur që asnjë nga qytetarët nuk dëshiron që ende pa u formuar institucionet të shkojë vendi në zgjedhje. Çfarë kuptimi ka? Prandaj sot me i përmend zgjedhjet partia që i ka fituar zgjedhjet, është qesharake dhe kjo tregon qart pozicionin e tyre viza-vi institucioneve që do të ndërtohen në të ardhmen, sepse duket qart se ata nuk do të munden t’i ndërtojnë. Pra, ne nuk jemi këtu ta marrin barrën me çu vendin në zgjedhje, sepse është në dëm i madh që mund t’i bëhet vendit. Ne dallojmë nga VV si mendësi politike, sot nuk duhet të ketë debat për zgjedhje të reja. Në asnjë rrethan nuk iu frigohemi zgjedhjeve dhe këtë e kemi treguar më herët. Në asnjë rrethan zgjedhjeve nuk iu frikësohemi, mirëpo nuk është që e kemi dëshirë”, ka thënë Tahiri. /Periskopi/



