Emocionuese, postimi i mbrojtësit shqiptar që debutoi kundër Bosnjës (Foto)
Shqipëria u mposht me rezultat 1 me 2 nga Bosnia në Elbasan Arena.
Futbollisti Alla është anëtar i klubit shqiptar, Kukës, ai bëri një paraqitje solide për skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi.
Alla ka postuar në Instagram një shkrim emocionues rreth paraqitjes së tij të parë në fanelën e kombëtrës kuq e zi, transmeton Periskopi.
“Krenari e madhe të luash për këtë fanellë. Faleminderit Zotit që m’u dha mundësia të përjetoj këto emocione, një ëndërr fëmijërie u bë realitet. Faleminderit shumë atyre që kanë ndikuar që të arrij deri këtu. Të kemi shëndetin, të punojmë dhe më të mirat janë përpara!” , ka shkruar Alla.
Për të ky ishte grumbullimi i parë me kuqezinjtë dhe konsiderohet si një talent premtues. /Periskopi/




