Bëri shqiponjën me Lorik Canën, shikoni si sulmohet Senad Lulic (Foto)
Gazeta “Vecer”, e cila njihet për politikat e saj redaktuese, në një shkrim të botuar sot godet futbollistin shqiptar Lorik Cana, duke e quajtur si mbështetës të, sic citohet në shkrim, kriminelit Ramush Haradinaj dhe pavarësisë së Kosovës, njofton INA.
Në këtë artikull goditet edhe lojtari i kombëtares boshnjake, Senad Lulic, i cili në një takim me Lorik Canën ka bërë një foto me shqiponjën dy krenare.




