Bajrami: Këta kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës, nesër besoj që do ta dorëzojmë kallëzimin penal ndaj tyre
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se deputeti është i lirë të votojë kënd të dëshirojë.
Bajrami ka thënë se përgjegjësia për zhbllokimin është te Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ajo tutje para mediave po ashtu tregoi se nesër do të dorëzojnë kallëzimin penal ndaj Vetëvendosjes, pasi sipas saj kanë shkelur Kushtetutën në betimin e deputetëve.
“Një grup i juristëve të LDK-së tashmë është në proces të finalizimit të kallëzimit penal, besoj shumë shpejt, nesër, do ta dorëzojmë”, ka thënë Bajrami.
“Janë 15 parti parlamentare. Jemi deklaruar nga fillimi se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit duhet zgjedhur me marrëveshje politike. Këta nuk duan. Janë 13 parti tjera. Ne i kemi 20 deputetë në Kuvend nga 120. Janë të tjerë që janë të gatshëm të hyjnë. Është paaftësi e tyre për të krijuar një shumicë…Ne nuk kemi votë as për partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes”, tha Bajrami./Periskopi/



