Dardan Cena e fiton edhe betejën e dytë në Evropianin e Xhudos, e mposht me Ippon ukrainasin

Dardan Cena e fiton edhe betejën e dytë në Evropianin e Xhudos, e mposht me Ippon ukrainasin

Dardan Cena e ka fituar edhe betejën e dytë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov, shkruan Express, transmeton Periskopi.

Paraprakisht, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.

Xhudisti pejan synon të shkojë sa më larg në Evropianin e Xhudos, ndërsa në rrethin e tretë do të takohet me rusin Danil Lavrentev, përmes të cilit do ta kërkojë kualifikimin në çerekfinale të Evropianit./Periskopi/

Shpërndaje në: