Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Situatë e tensionuar para finales së Copa del Rey: Presidenti i federatës spanjolle kontakton Real Madridin

Rafael Louzan, president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), kontaktoi Real Madridin në një përpjekje për të parandaluar bojkotin e shpallur nga klubi pas komenteve të diskutueshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Megjithatë, përgjigja e klubit mbetet e prerë. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk do të udhëtojë për në Sevilje deri të shtunën, dhe


Ndërkohë, RFEF ka shprehur pakënaqësinë e saj për kritikat që u drejtohen gjyqtarëve De Burgos Bengoetxea dhe Gonzalez Fuertes.

Burime pranë organizatës bëjnë me dije se nuk ka plane për ndryshimin e arbitrave për finalen, pasi komentet e arbitrave i shohin si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve dhe jo shkelje të paanësisë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

 

Nga ana tjetër, Real Madridi ka lëshuar një deklaratë ku i cilëson të papranueshme komentet e arbitrave dhe kërkon veprime nga RFEF.

Klubi beson se deklaratat tregojnë armiqësi të qartë ndaj klubit dhe komprometojnë paanshmërinë e nevojshme për një ndeshje të përmasave të tilla.

Me afrimin e finales, tensioni mes Real Madrid dhe RFEF vazhdon të përshkallëzohet dhe zgjidhja e këtij konflikti mund të ketë implikime të rëndësishme për ndeshjen dhe imazhin e futbollit spanjoll./Periskopi/

Shpërndaje në: