Superlajm për Real Madridin, ja kush po kthehet në klub (Foto)
Natyrisht që këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim në fushën e lojës, por sulmuesi spanjoll do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës së Real Madridit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, shkruan Zëri.
Raul është futbollisti që ka luajtur më së shumti ndeshje me fanellën e Real Madridit (741) dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës pas Cristiano Ronaldos.
Së bashku me portierin Iker Casillas vlerësohen si legjenda të Real Madridit, ndërsa të dy nga “Santiago Bernabeu” u larguan në kohën kur skuadra udhëhiqej nga portugezi Jose Mourinho.




