Format seksi të gazetares shqiptare çmendin italianët (Foto)
Është padyshim një ndër moderatoret më simpatike të medias shqiptare, ajo është Ilda Bejleri dhe është e aftë të tërheqë vëmëndjen e mediave italiane nga incidenti “i turpshëm” në stadium tek trupi dhe bukuria e saj.
Pas ndeshjes Itali-Shqipëri, mediat italiane janë mahnitur nga bukuria e saj.
Ilda Bejleri mori në intervistë disa lojtarë të Kombëtares italiane dhe foto e saj me legjendën Bufon bëri xhiron e rrjetit, për shkak se dukej që ai ishte në siklet nga dekolteja shumë e hapur e gazetares, e cila nuk kishte zgjedhur veshjen e duhur.
Megjithatë, falë veshjes së saj ajo ia ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave të ndryshme italiane, që kanë publikuar foto të ndryshme të saj.








