Basha kërcënon Ramën: Jetë a vdekje, nuk keni parë akoma asgjë!

Basha kërcënon Ramën: Jetë a vdekje, nuk keni parë akoma asgjë!

Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po përdor mediat.

Kryetari i demokratëve ka deklaruar se se kjo është “luftë për jetë a vdekje”, duke përdorur shprehjen e kryeministrit Rama “akoma nuk keni parë asgjë”.

“Ju sjell përgëzimin dhe mbështetjen e liderëve të partive tona simotra, në qeveri, apo në pozitë, anembanë BE dhe drejtuesve më të lartë të Be. (Rama ik, Rama ik brohorasin protestuesit).

Betejën e nisim në 18 shkurt do të vazhdojë deri në fitoren e plotë, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike që do bëjë detyrën. Ky është mesazhi që përsëris sot, e kam thënë çdo ditë, për çdo qytetar, për çdo kënd që ka vesh të dëgjojë e mëndje të mendoj.

Kjo qeveri e rëndë moralisht do të bjerë së shpejti edhe juridikisht. Sot i sapokthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare, siç u do prapanica, lidhur me fjalët e aleatëve tanë, jo e tyrja, por e tija (Rama). Ne jemi për fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Qeveria teknike është mjeti, kushti, beteja nga e cila nuk kthehemi pa fitore, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të thotë në radhë të parë zbatim i ligjit të dekriminalizimit. Nga Malta kthehem me mbështetjen e kreut të EUROPOL-it.”, tha Basha.

Lideri i Partisë Demokratike ironizoi titullin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’ që mori pak ditë me parë kryeministri Rama, ndërsa theksoi se ‘Franca ta vendosi kryqin në qafë, BE do ta vendosë në kokë’.

Basha pohoi ndër të tjera se kryeministri shqiptar ishte bërë kërcënim për Rajonin, ndërsa la të nënkuptuar se Rama është vënë në ‘shënjestër’ të Bashkimit Europian.

Shpërndaje në: