Lajm shumë i keq për Kosovën, e pëson edhe Shqipëria!
Shqipëria po shkon drejt “humnerës” në renditjen e FIFA-s. Humbjet e pësuara përballë Italisë dhe Bosnjës do të kenë një ndikim negativ të ndjeshëm në pozicionin në renditjen botërore të kuqezinjve.
Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re të FIFA-s që do të publikohet më datë 6 prill, skuadra e drejtuar nga italiani Giann De Biazi do të humbë 12 vende duke u pozicionuar në vendin e 66-të.
Kurse, edhe Kosova do të bjerë në renditje pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-ta.



