Kush do të jetë pasardhësi i Ancelottit te Real Madridi? Vendimi është marrë, njoftimi është çështje ditësh

Kush do të jetë pasardhësi i Ancelottit te Real Madridi? Vendimi është marrë, njoftimi është çështje ditësh

Real Madridi ka gjetur shpejt pasardhëin e Carlo Ancelottit, i cili po e përfundon epokën e tij të dytë në Madrid, ka zbuluar gazetari Matteo Moretto.

Sipas Morettos, trajneri i ri i Real Madridit do të jetë Xabi Alonso.

“Xabi Alonso do ta informojë Bayer Leverkusenin në ditët në vijim se ka vendosur të marrë drejtimin e Realit. Transferimi është vetëm një hap larg”, tha Moretto.

Alonso kaloi pesë vjet si lojtar te Real Madridi, duke fituar një La Liga dhe një Ligë të Kampionëve, si dhe dy Kupa të Mbretit, nga viti 2009 deri në vitin 2014. Tani ai do të pasojë Ancelottin, i cili e stërviti te Real Madridi dhe Bayerni.

Ju kujtojmë se Ancelotti ka rënë dakord për gjithçka në lidhje me marrjen e drejtimit të Brazilit dhe kështu po largohet nga klubi me të cilin fitoi tre Liga Kampionësh dhe dy kampionate spanjolle, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube.

Ancelotti do të bëhet trajner i Brazilit sapo të përfundojë kampionati spanjoll, që do të thotë se ai nuk do ta udhëheqë Realin në Kupën e Botës për Klube që fillon në mesin e qershorit.

Shpërndaje në: