Përfundon pa sukses takimi mes Kurtit dhe Krasniqit, qëndrimet mbeten të njëjta
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përfunduar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.
Krasniqi para gazetarëve ka treguar se qëndrimet e PDK-së mbetën të njejta, raporton Periskopi.
“Pak më parë e kam përfunduar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjen deputetin, Albin Kurti. Me të cilin kemi shkëmbyer idetë dhe diskutimet për sa i përket konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qëndrimet e Partisë Demokratike tëKosovës dhe të mijat janë ato që iu i dini. Unë atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës ia kam thënë edhe zotri Kurtit përsëri që për PDK-në është shumë e rëndësi që sa më shpejtë të zhbllokohet kjo situatë dhe të konstituohet Kuvend ”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/



