Lajm shumë i keq për Liverpoolin para derbit ndaj Evertonit

Lajm shumë i keq për Liverpoolin para derbit ndaj Evertonit

Sulmuesi i të kuqve, Daniel Sturridge nuk ka shanse të luajë në këtë sfidë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

“S’ka shanse”, ka thënë Klopp kur është pyetur nëse Sturridge do të përfshihet në ndeshjen e nesërme.
“Kam dëgjuar se ai është kthyer në stërvitje, nuk e di kush e ka dhënë këtë informacion. Kur një lojtar është në fushë me një trajner të rehabilitimit, kjo nuk do të thotë se është kthyer në stërvitje. Kjo është situata në këto momente. Ai është në rrugë të mirë, por nuk ka gjasa që të rikthehet këtë fundjavë”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit. /Periskopi.com

Sturrdige s’është i gatshëm për derbin ndaj Evertonit

Shpërndaje në: