Krasniqi pas dështimit të seancës: Albulena Haxhiu nuk kalon, pikë

Krasniqi pas dështimit të seancës: Albulena Haxhiu nuk kalon, pikë

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), nuk ka marrë pjesë në votimin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi para gazetarëve ka thënë se partia fituese nuk ka ndryshim të qëndrimit, raporton Periskopi.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimit bllokues nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Për më keq sot shkuan edhe e bënë shkelje të hapur kushtetuese. Me votuar në mënyrë të fshehtë është apsolitisht e paligjshme dhe jo kushtetuese”, ka thënë ai.

Krasniqi ka treguar se votimi i fshehur i propozuar nga kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk ka kuptim, do të vlente vetëm nëse ishin dy kanidatë.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi e ka bërë të qartë se kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk kalon.

“Ka vendos me vazhdu talljen edhe me kandidaten edhe Haxhiu edhe me krejt qytetarët e Kosovës. Ju thash, nuk bëhet kjo punë. Votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, ka nifar kuptimi. Por në këtë rast nuk vlen. Frika e tyne, po besoj me u bo horë,  se edhe këta duhet me e kuptu që janë ka bëhen horë.  S’kanë arsyetim. 55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët s’po mrrijnë me i bë, nuk kalon Albulena Haxhiu, këtë e din zoti Kurti, çdo qytetarë tashmë. Nuk kalon Albulena Haxhiu pikë. Qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurti për me majt të bllokum vendin, se u tek një shoqe e tij me u bë kryetare e Kuvendit’’, ka thënë Krasniqi./Periskopi/

Shpërndaje në: