Visa bashkohet me gjigantët e Al për të eksploruar të ardhmen e pagesave digjitale

Visa bashkohet me gjigantët e Al për të eksploruar të ardhmen e pagesave digjitale

Visa ka njoftuar se është në partneritet me një grup zhvilluesish kryesorë chatbot të AI për të lidhur sistemet e tyre me rrjetin e pagesave Visa.

Qëllimi është të transferohen punët e buxhetimit personal te robotët e AI.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të vendosin preferencat dhe kufijtë e shpenzimeve, më pas agjentët e AI do të kërkojnë produkte dhe do të përfundojnë blerjet.

Kompanitë partnere përfshijnë firmat amerikane Anthropic, Microsoft, OpenAI dhe Perplexity, dhe Mistral të Francës, shkruan euronews, përcjell Periskopi.

Visa po punon gjithashtu për iniciativën me IBM, kompaninë e pagesave në internet Stripe dhe prodhuesin e telefonave Samsung.

Projektet pilot filluan të mërkurën, përpara përdorimit më të gjerë që pritet vitin e ardhshëm.

Kompania e përpunimit të pagesave në San Francisko po vë bast se ajo që tani duket si një koncept futurist mund të bëhet së shpejti një alternativë e përshtatshme për blerjet tona.

Për kompanitë në zhvillim të Al, mbështetja e Visa-s mund të rrisë gjithashtu shanset e tyre për të konkurruar me gjigantët e teknologjisë Amazon dhe Google, të cilët po zhvillojnë agjentët e tyre të AI.

“Ne mendojmë se kjo mund të jetë vërtet e rëndësishme”, tha në një intervistë Jack Forestell, shefi i produktit dhe strategjisë së Visa.

Ndryshe, nisma e re vjen gati një vit pasi Visa zbuloi ndryshime të mëdha në mënyrën se si do të funksionojnë kartat e kreditit dhe të debitit në SHBA, duke i bërë kartat fizike dhe numrat e tyre 16-shifror gjithnjë e më të parëndësishëm.

Shumë konsumatorë tashmë po mësohen me sistemet e pagesave digjitale si Apple Pay që i kthejnë telefonat e tyre në një kartë krediti. /Periskopi/

Shpërndaje në: