Dalipi konteston raportin e Reporterëve pa Kufij: U konsultuan individë që marrin fonde ndërkombëtare përfshirë USAID’in e mbyllur
Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe oborrtarët e kryeminsitrit në dorëheqje Albin Kurti tashmë janë mobilizuar për të sulmuar raportin e organizatës kredibile “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ka shënuar regresin më të madh.
Sipas Dalipit, për këtë raport janë konsultuar njerëz të cilët kanë marrë fonde ndërkombëtare, përfshirë edhe fondet e USAID-it, duke theksuar se tashmë USAID është mbyllur.
“Një aspekt që duhet të merret parasysh është se një pjesë e konsiderueshme e individëve të intervistuar apo të konsultuar për këtë raport janë përfaqësues të organizatave shumë të vogla, shpesh të strukturuara si iniciativa individuale (“one-man/ëoman-shoës”) që mbështeten kryesisht nga fondet e donatorëve ndërkombëtarë — të cilat, kohët e fundit, janë reduktuar ndjeshëm (përfshirë edhe nga mbyllja e USAID)”, ka shkruar Dalipi.
Postimi i plotë:
Edhe, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka një narracion të ngjashëm kundër raportit të Reporterëve pa kufij.
Në vend të reflektimit për dëmin e shkaktuar për këto katër vite nga vetë partia dhe Qeveria e Kurtit, Manxhuka ka vendosur që të kontestojë kredibilitetin e raportit të një prej organizatave më profesionale si “Reporterët pa Kufij”.
Eskalon Manxhuka i VV’së, akuzon mediat për raportin e Reporterëve pa Kufij



