Reagon Hoti: Raporti për lirinë e mediave nuk është veç statistikë, është një alarm

Reagon Hoti: Raporti për lirinë e mediave nuk është veç statistikë, është një alarm

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin për lirinë e mediave në Kosovë.

Hoti përmes një ppstimi në rrjetin social Facebook ka  thënë se ky raport është alarm.

“Kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm! Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie”,ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova sot mban pozitën më të keqe në rajon dhe BE për lirinë e mediave.

Kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm!

Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie.

Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet 4 vjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!

Shpërndaje në: