“Fuçi me akull”, Luiza Gega zbulon sekretin e suksesit të saj (Foto)
Atletja më e mirë shqiptare shfaqet aktive edhe me postimet e saj në rrjetet sociale ku zbulon thuajse gjithçka nga faza përgatitore.
Së fundmi, teksa ka postuar një foto në faqen e saj zyrtare “Instagram”, ku tregon se çfarë po bën pas stërvitjes: E zhytur në një fuçi me ujë të ftohtë, transmeton albeu.
“Stërvitje e lodhshme, diell i nxehtë, s’ka më mirë se një fuçi me akull të ftohtë që të sjell në terezi”, -komenton Luiza Gega për ndjekësit e saj në rrjetin social, të cilët e kanë përcjellë me humor.




