Tjetër javë e mbushur me dështime e skandale të Qeverisë Kurti: Tri ngjarjet që e karakterizuan javën
Shkelje, skandale e kritika nga organizata ndërkombëtare janë disa nga ngjarjet që po i lënë një shije të hidhur imazhit të Kosovës në sytë e botës me të bëmat e qeverisë në dorëheqje. Më poshtë Periskopi ju sjell ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë.
Anise kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tentoi t’i hedhë “hi” syve udhëheqësve të partive tjera, kjo nuk i funksionoi. Me të filluar seanca e fundit (9-të), Kurti bëri një lëvizje duke tentuar të votohei me votë të fshehur për kandidatën e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.
Pasi e verifikoi që ka kuorum, kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi që votimi për kryetar të kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por nuk mori dritën jeshile.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”, kishte thënë Dehari.
Ky propozim nuk u mirëprit nga partitë e tjera PDK, LDK, AAK e NISMA, të cilat as nuk morën pjesë në votim.
Këtë veprim të Vetëvendosjes, deputetë, analistë, gazetarë e vlerësuan si shkelje të rregullores.
Lexo edhe:
Ndërkohë, kjo nuk është shkejla e vetme e kësaj jave. Periskopi publikoi skandalin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. AUV i shkaktoi dëm shtetit afro 1 milion euro përmes nënshkrimit të një kontrate për eliminimin e rriqrave, bartës të një sëmundjeje vdekjeprurëse. Kjo Agjenci, e cila është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, bëri një huqje të madhe me ilaçin që bleu. Në vend të ilaçit kundër rriqnave, AUV bleu ilaç kundër morrave.
Skandali u thellua edhe më shumë pasi operatorët ekonomikë që fituan tenderin blenë vetëm 330 litra ilaç kundër morrave, me një vlerë prej 14 mijë eurosh, ndërsa tenderi kapte shifrën afro 1 milion euro. Me këtë sasi, sipas raportit të auditorit të brendshëm që e ka siguruar Periskopi, operatorët kanë mashtruar shtetin për më shumë se shtatëfish nga çmimi real, duke dyshuar se kontrata është mbështetur në çmime spekulative, të cilat janë të ndaluara me Ligjin për Prokurimin Publik.
LEXO EDHE:
Ndërsa sot u publikua raporti i Reporterëve pa Kufij për Indeksin e Lirisë së Shtypit, ku Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Në mesin e shumë pikave kritike, aty theksohet se gazetarët akuzohen padrejtësisht si bashkëpunëtorë të Serbisë.
‘Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori medial joefektiv, Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), ishte subjekt i një reforme ligjore kundërthënesë, që rrezikon edhe më shumë ta pengojë pavarësinë e këtij organi. Para zgjedhjeve 2025, disa medic prívate u targetuan për t’u bojkotuar nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK. Edhe pse gazetarët gëzojnë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë target shumë shpesh i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në mediat sociale. Ata akuzohen pa të drejtë si “bashkëpunëtorë të armikut”, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe religjioze”, thotë raporti në pjesën kryesore.
LEXO EDHE:



