Vazhdimi i seancës konstituive, fillon me një minutë heshtje për dëshmorët
Ka filluar me një minut heshtje seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se në sallë janë 111 deputetë.
“Sot është 5 maji Dita e Dëshmorëve, ju ftoj të gjithëve që me një minutë heshtje të nderojmë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ai./Periskopi/



