Mourinho i zhgënjyer me Pogban, tregon arsyen
Francezi që pritet të mungojë në javët e ardhshme shkaku i një lëndimi, është shumë aktiv nëpër rrjetet sociale dhe i angazhuar nëpër reklama të ndryshme, por Mou i ka kërkuar që të përqendrohet në futboll.
Gazeta britanike “The Mirror” raporton se Mourinho nuk ishte i lumtur me emotikonin e krijuar për Pogban në Twitter. Raportohet se portugezi i ka kërkuar të lërë anash angazhimet jashtë fushës, përndryshe do të humb pozitën e tij në formacionin bazë.



