Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vajzës, therjen e vajzës tjetër dhe gruas

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vajzës, therjen e vajzës tjetër dhe gruas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare.

Rasti ka ndodhur brenda një familje, të gjithë shtetas turq.

Lidhur me rastin detaje për Periskopin ka dhënë edhe policia përmes zëdhënësit rajonal Shaqir Bytyqi.

“Një burrë shtetas turk i vitit 1981, i ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë. Viktima është e moshës 15 vjeçare. Derisa lëndime ka pësuar edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK. Lëndime ka pësuar edhe gruaja e të dyshuar, e vitit 1990”, deklaroi Bytyqi.

“I dyshuari është arrestuar, por fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, për t’u trajtuar, pasi që ai e ka lënduar vetën”, deklaroi Bytyqi.

E rëndë: Babai ther dy vajzat, njëra vdes

Shpërndaje në: