Kush është femra e vetme që ndjek ‘Kemajli’ në Instagram?
Aktori turk Burak Ozcivit, i njohur për rolin e tij si ‘Kemajli’ në serialin turk ‘Kara Sevda’ (Dashuri e Zezë), vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave rozë.
Bukuroshi turk, i cili së fundmi nuk mori pjesë në dasmën e koleges së tij ‘Nihan-it’ nga ky serial, po i vazhdon pushimet me të fejuarën e tij Fahriye Evcen.
Pikërisht kjo e fundit, duket se ia ka marrë tërësisht zemrën aktorit, dhe kjo vërehet edhe në rrjetet sociale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Burak në llogarinë e tij në Instagram ka 4.4 milionë ndjekës, por ndjek vetëm të bukuren e tij, Fahriyen.



