PDK: Presidentja të thërrasë një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare
Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë që mbajti sot ka propozuar një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare që do ta thërriste presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
PDK tha se është nuk shmangen nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve.
“Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.
Osmani më parë kishte shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur liderët partiakë për të diskutuar mbi hapat zhbllokues të institucioneve të vendit.



