Brenda burgut “fantastik” të Arabisë për xhihadistët (Foto)

Brenda burgut “fantastik” të Arabisë për xhihadistët (Foto)

Por rreth 1000 njerëz që akuzohen për krime të tilla, shijojnë luksin, duke përfshirë edhe vizitat e bashkëshorteve në Al Ha’ir, që është qendër e rehabilitimit në Arabinë Saudite, duke marrë një qasje të pazakontë në luftën kundër terrorizmit.

“Qëllimi i tyre nuk është t’i nxisin të flasin përmes parehatisë, por t’i nxisin përmes rahatisë dhe dijes, duke i kërkuar pyetje të vështira filozofike rreth fesë”, thotë fotografi David Degner, i cili ka arritur të marrë foto rralla nga burgu Al Ha’ir.

Burgu është i madh 1.7 milion metra katrorë, ndërsa luksi është vetëm një pjesë e tij, gjendet në Riyadh, e që mban 5 mijë të burgosur.

Shumë prej tyre kanë zhvilluar sulme xhihadiste jashtë vendit, kundër qeverive apo janë të dyshuar, raporton Wired, transmeton koha.net.

Edhe pse kjo është bërë me qëllim për të ndëshkuar të burgosurit, ata edhe shpresojnë të rehabilitojnë ata, duke adresuar probleme themelore si analfabetizmin, varfërinë, që gjë autoritetet besojnë se i kanë shtyrë ata që të kryejnë sulmet.

Fotografi Degner ka kaluar 2 ditë në Al-Hair, ndërsa qeveria nuk e kanë lejuar atë që të fotografojë të burgosurit e edhe i kanë kërkuar atij një model të kamerës Nikon, të parapërcaktuar nga ata.

 

 

Shpërndaje në: