Hysaj ende në radarin e Barcelonës
Elseid Hysaj rikthehet në vëmendjen e Barcelonës.
Edhe pse aktualisht është arritur marrëveshja me Napolin për rinovimin e kontratës, mbrojtësi i djathtë mund të zgjedhë destinacionin katalanas nëse Barcelona do të këmbëngulë për ta transferuar në “Camp Nou”.
Aktualisht, mbrojtësi shqiptar figuron në listën e trajnerit për emrin që do të zëvendësojë Dani Alves, por ai nuk është zgjedhja e parë pasi 21-vjeçari i Arsenalit, Héctor Bellerín është në qendër të vëmendjes.
Sipas asaj që shkruan media sportive online, Depor.com, Hysaj mbetet një opsion për trajnerin Enrique, i cili ka gjithashtu një plan B nëse nuk arrin të firmosë me Bellerin që është Hysaj, transmeton Supersport.
Ai mund të grumbullojë në skuadrën e parë një lojtar të akademisë, por ky opsion do të aktivizohet nëse në merkato nuk gjen mbrojtësin që dëshiron. Gjithsesi, në Naoli janë të bindur se Hysaj do të vazhdojë aventurën në Serie A ku zhvilloi një sezon pozitiv duke fituar vendin e titullarit.
Në kontratën aktuale mbrojtësi shkodran përfiton rreth 500 mijë euro në sezon dhe me rinovimin që pritet të zyrtarizohet, ai do të arkëtojë 3-fishin.



