Përfundon sezoni për Rodrygo, braziliani dëshiron largimin nga Real Madrid

Përfundon sezoni për Rodrygo, braziliani dëshiron largimin nga Real Madrid

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico në fundjavë dhe dëshiron me çdo kusht largimin nga Real Madrid.

Braziliani ndihet në hijen e Bellingham dhe Mbappe, kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak.

Ai mendon se nuk po vlerësohet dhe ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij gjatë ditëve të fundit, i mërzitur nga situata e krijuar.

Për më tepër, në stërvitjen e sotme ai ka pësuar një lëndim, duke e përfunduar sezonin para kohe. Ka mundësi që ai të mos luajë më fare me fanellën e skuadrës së madhe spanjolle, duke u larguar nga Real Madrid në merkaton e verës.

Shpërndaje në: