Alonso pritet të shpallet së shpejti si trajneri i ri i Los Blancos. Tani duket se basku tashmë po planifikon të forcojë mbrojtjen e tij para fillimit të sezonit të ri.
Sipas mediave lokale në Madrid, Los Blancos tani po i vënë sytë te dy mbrojtës me kërkesën e trajnerit të ardhshëm.
Emri i parë në listën e dëshirave të Mbretërve është Dean Huijsen, qendërmbrojtësi spanjoll i Bournemouth, cili ka tërhequr vëmendjen këtë sezon, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
20-vjeçari kërkohet edhe nga Chelsea dhe Liverpool, por me sa duket e ka vendosur zemrën për një transferim në Santiago Bernabeu. Lojtari thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh në marrëveshjen e tij, e cila mund të paguhet në tre këste brenda 18 muajve.
Ndërkohë, Real Madridi dëshiron gjithashtu t’i shtojë më shumë cilësi pozicionit të mbrojtësit të majtë këtë vit. Gjigantët e La Ligas e kanë identifikuar Alvaro Carreras si një përmirësim të Ferland Mendy dhe Fran Garcia.
Carreras kaloi tre vjet në akademinë e Los Blancos përpara se të transferohej te Manchester United në vitin 2020.
Ai ka qenë në një formë të shkëlqyer që kur u largua përgjithmonë nga Djajtë e Kuq verën e kaluar për t’u bashkuar me Benficën.
22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij./Periskopi/