Memli Krasniqi Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj arrijnë në presidencë për takimin me Osmanin
Në Presidencë tashmë kanë arritur edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK’së Lumir Abdixhiku.
Nga ora 13:00 presidentja Osmani i ka ftuar partitë e mëdha parlamentare për të diskutuar rreth ngërçit të krijuar në kuvend.
Kjo e fundit ftoi liderët e partive politike parlamentare pas krizës në Kuvend që është krijuar për të diskutuar për daljen e mundshme nga bllokada.



