Reagon Allegri për kthimin e Higuainit në stadiumin e “zjarrtë” të Napolit

Reagon Allegri për kthimin e Higuainit në stadiumin e “zjarrtë” të Napolit

Strategu italian thekson se ka ardhur momenti që Italia e futbollit të tregojë një tjetër kulturë sportive.

“Juve është mësuar me sfidat ndaj skuadrave që kundër nesh luajnë ndeshjen e vitit. E gjithë bota do ta ndjekë këtë takim, dhe besoj se tifozët vendas do të tregohen korrektë. Do të përballemi dy herë brenda tre ditëve me Napolin, një shans ky për të treguar se kemi nisur një rrugëtim me një kulturë sportive disi ndryshe.”

Strategu i Juventusit komentoi dhe rikthimin e Higuainit në Napoli.
“Është normale që tifozët napolitanë në fillim do ta duartrokasin e më pas do ta vërshëllejnë. Po Higuain është shumë i qetë. Ai ka bërë një zgjedhje profesionale dhe duhet respektuar”.

Trajneri i Juventusit përgëzoi homologun e tij të Napolit Maurizio Sarri për çmimin e bankinës së artë, por ai tha se kishte votuar Di Francescon.

Shpërndaje në: