“E ku ka apliku ai…?”, Peci në siklet kur pyetet për aplikimin e këshilltarit të tij në shërbyes civil
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për punësimet dhe skandalet e fundit në këtë ministri.
Peci u pyet për aplikimin e këshilltarit të tij, Arian Bugari në shërbyes civil derisa një gjë të tillë nuk e lejon ligji.
Ai duke e ditur që kjo është në kundërshtim me ligjin, deklaroi se është e drejt e tij, por thotë se nuk është në dijeni për këtë.
“Ai ka mundur me apliku, është e drejt e tij. Ku ka apliku ai? Për besë nuk e di. Ai është një agronom dhe është një mbajtës i familjes. Ai e din që mundet mos me pas një raport kontraktual”, u shpreh Peci./Periskopi/



